Presidenti Ivanov do ta mbajë fjalimin vjetor në Kuvend

Presidenti, Gjorge Ivanov, sot do të mbajë fjalim përpara deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë në ora 12:00, njofton Portalb.mk.

Tradicionalisht, çdo vit presidenti i shtetit mban fjalim vjetor përpara deputetëve.

Kjo do të jetë edhe paraqitja e fundit e Ivanovit si president i Maqedonisë, pasi që më 2 maj të 2019-s do t’i skadojë afati prej presidenti, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare do të shpallen në fund të muajit janar të 2019-s.

Gjorge Ivanov në postin e presidentit të shtetit të Maqedonisë është që dhjetë vjet. Për herë të parë u bë president në vitin 2009, si kandidat i partisë atëherë në pushtet, tash opozitare VMRO-DPMNE, kurse mandatin e dytë e fitoi në vitin 2014.