Presidenti Meta uron liderin e BDI, Ali Ahmeti me rastin e 60-vjetorit të lindjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes një bisede telefonike liderin e BDI, Ali Ahmeti me rastin e 60-vjetorit të lindjes duke i uruar po kështu atij dhe shqiptarëve në Maqedoni mbarësi në këtë fillimviti kaq përcaktues për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.
Ndërkohë një buqetë me 60 trëndafila është nisur drejt selisë së BDI nga ambasada shqiptare në Shkup.