Presidenti Thaçi përfundon dëshminë për rastin “Syri i Popullit

Presidenti, Hashim Thaçi, e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën gjyqësore ndaj rastit “Syri i Popullit”.

Ai ka treguar se ka pasur informata që edhe emri i tij ka qenë në listën që kjo organizatë ka tentuar të kryejë atentate.

Thaçi ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca qëndrojnë prapa atentatit të planifikuar mbi Azem Vllasin, njofton Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se do të përmend edhe emra të tjerë, ndërsa seanca për media ka qenë e hapur vetëm 5 minuta.

Në këtë seancë kanë dëshmuar edhe Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi.

Edhe Veseli ka thënë se prapa kësaj organizate qëndrojnë krerët e Vetëvendosjes.

Nga kjo seancë Thaçi nuk ka dalë nga porta kryesore por nga ajo anësore e gjykatës, ndërkaq seanca e radhës do të mbahet më 25 janar 2019.

I