Prezantimi i Programit dhe prioriteteve për punën e Kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian

Nesër, 23 janar 2019 Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do ta mbajë Mbledhjen nr. 26-të të Komisionit, me pikën e vetme të rendit të ditës: Prezantimi i Programit dhe prioriteteve për punën e Kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2019.
Para deputetëve do të kenë fjalim: ambasadori i Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Viorel Stanila, i cili do t’i shpjegojë aktivitetet dhe detyrat e planifikuara të Këshillit të BE-së, në kryesimin e ardhshëm gjashtëmujor të Rumanisë me Bashkimin Evropian, pastaj ambasadori i BE-së, z. Zhbogar, nga Sekretariati për Çështje Evropiane, z. Osmani, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Mbledhja do të mbahet me fillim në orën 10:00, në Sallën Boris Trajkovski në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.