Prof.Martin Berishaj,ju sjell të vërtetën mbi regjistrimin e LDK-së.

Me 6.01.1990. vetem disa dite pas themelimit te LDK ne Prishtine, e themeluam ate ne Lubjane,shkruan ne profilin e tij në fb,përcjell InfoAlb.

Ne mbledhjen konstituitive erdhen dr. Ibrahim Rugova se bashku me David Philips dhe Joseph DioGardin. LDK e regjistruam ne Lublane ( ku ne maj te atij po atij viti si partia e pare shqiptare ne ish Jugosllavi muarem pjese ne zgjedhjet e para demokratike ne Slloveni), kurse ne baze te ligjit federativ u mundesua qe LDK ne menyre legjitime te funksionoje ne tere territorin e ish Jugosllavise.

Kesaj here ju sjelli per here te pare deshmine e regjistrimit te LDK ( mbasi qe shpesh flitej se ajo eshte regjistruar ne Beograd!) origjinali i ketij dokumenti gjindet ne arhivin tim personal.