Profesori Gjokë Gojçaj porosi Malësorve

(…Ne vijim te disa postimeve te meparshme)

Te dashur shqiptarë,
Koronavirusi, shume njerezve po ua sjelle vdekjen para kohe.
Shumekujt po ua sjelle vdekjen ne familje, ne kojshi ose tek miqet dhe te dashurit e tyre, gjithandej globit
Malesia nje vend i vogel, me aktualisht 26 raste infektimi, nuk eshte perjashtim. Koronavirusi nuk din per vlerat qe neve si shqiptare na mbajne te guximshem, krenare dhe me te hershmit e Europes!

Qendrimi ne shtepi, ne oborret dhe pronat tueja, larg publikut dhe gjithkujte tjeter jashte familjes tuaj eshte garancë se as nuk do t’u infektoje ndokush dhe as nuk do te infektoni ju, dike tjeter. Qendrimi ne shtepi kerkon edhe mbajtjen e higjenes dhe zbatimin e masave parandaluese.
Shpetimi eshte ne shtepi. Ne rruge, per shumëkë ështe vdekja.

Tani u lus të beni dicka per hatrin tim. Pashë besen e shqiptarit, pashë bujarine dhe mikepritjen e tij; pashë gjakun e Kastriotit e te Nënë Terezes; pash gjakun e Adem Jasharit e te Hasan Prishtines; pashë flamurin dhe gjakun e te gjithe deshmoreve te asaj toke te djegur e te skuqur me shekuj gjate historise…, duajeni jeten dhe mos e veni ne rrezik, as jeten tuaj, e as te shume miqeve dhe te dashurve tuaj!
Mos e sjellni vdekjen në shtepi!
Kuptojeni dhe mbajeni mend çka po ju them- eshte shume me mire te jetosh sesa te vdesesh…, më mire te jeshe i shendoshë, sesa i semure!. Pikë.
Po, a e dini se sot as te vdekurit nuk ka kush t’i percjelle per ne banesat e tyre te fundit!
Kjo kohe, as per vdekje nuk eshte! Nuk eshte aspak kohe e mire as nese shtrohesh ne spital! Mungojne respiratoret dhe njeriu vdes sikur me lak ne fyt!

…Dhe perfundimisht, lereni virusin te vdese ne rruge brenda dy javesh, sepse pa ju, ai nuk mundet te jetojë dot!!!
Bajeni kete per hatrin tim!!!

F A L E M I N D E R I T!

Borxhliu i juaj,
Gjokë Gojçaj, NY