Profesori Gjokë Gojçaj vlerson lartë Shoqatën Jehona e Malësisë:”Krenare,pa komplekse,e lirë”

Profesori i njohur Gjokë Gojçaj nga Malësia e Madhe me vendbanim në New York,vlerson lartë Shoqatën Jehona e Malësisë të themeluar ditë me parë,në Michigan të Sheteve të Bashkuara të Amerikës.

“Krenare,pa komplekse,e lirë”-shkruan ndër të tjera profesori Gojçaj.

Ja postimi i tij në fb:

Kjo më poshtë është logoja zyrtare e shoqatës “Jehona e Malësisë”.
Krenare, pa komplekse, e lirë.

Ju ftoj ta identifikoni guximin, patriotizmin dhe profesionizmin e nismëtarëve të këtij subjekti të ri, për të cilët po flitet që i takojnë gjeneratës së re, shumë nga të cilët të shkolluar ose të lindur këtu në SHBA!
Pra:

  • Asgjë e përkthyer në anglisht,
  • Asgjë “shqiptaro- amerikane”,
  • Asgjë mix në trupin e shqiponjës,
  • Asgjë tjetër përveç simbole shqiptare.

https://jehonaemalesise.org

U lumtë!

Në parim, nuk kam qenë kurrë për shumë shoqata, shkak parimeve të unitetit, por kohët kanë ndryshuar e sidomos kur është fjala tek profesionizmi ne pune…, Unë nuk jam më ai kategoriku!
Më ra në sy kjo krenari dhe zotsi e këtyre të rinjëve, sepse për dallim nga ky rast, shumë mërgimtarë shqiptarë kur vijnë në Amerikë me qëllim për të jetuar….., posa zbresin në aeroport, të parën gjë që bëjnë, identitetin e vet e bëjnë “mish-mash”, vetquhehen shqiptaro-amerikanë (kujto METAMORPHOSIS e Fishtës), në ç’gjë, gjejnë menjëherë përkrahjen e disa gazetarëve, poashtu shqiptaro-amerikanë.
Vishen me këtë term, si me një veladon perandorak, që bashkombasit e tyre nga ai përtej-oqean, tashmë i harruar, të kenë në vëmendje këtë “progres të tyre gjeopolitik”!

PS. Më kujtohet një moment nga një tubim këtu në SHBA, kur njëni e mori fjalën lidhur me rastin.
U betohem, gjatë bisedës së tij rreth 5 minutash, e ka përdorur termin “shqiptaro-amerikan”, për vete e për shqiprarët e këtushëm, për të paktën 20 herë.
E pra, ia dallon fort të folmen kosovare në anglishten e tij, çka nuk është çudi…, sepse babë e nanë i ka shqiptarë. Ta kishte njënin prind amerikan, ai përnjëmënd do të kishte qenë “shqiptaro-amerikan”!
Asgjë nuk më bën të vjellë sa shkrrimet e disa gazetarucave të këtushëm kur raportojnë për ndonjë eveniment, kur ndër të tjera shprehen: “…në sallë ishin grumbulluar rreth 500 shqiptaro-amerikanë”!
Nga keso farë karikaturimesh të identitetit tonë nuk është e çuditshme të të kapë edhe shkuarja e barkut!