Profesori i UT-së Doc. Dr. Festim Halili ligjëroi në Universitetin e Kraiovës

Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Festim Halili, në suaza të programeve evropiane për profesor vizitues, para studentëve Universitetit të Kraiovës në Rumani mbajti disa ligjërata kushtuar teknologjive më të reja të komunikimit.
Gjatë prezantimeve para studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ai u ka kushtuar rëndësi të veçantë teknologjive të komunikimit pa barriera mes pajisjeve elektronike dhe kohezionin e 50 miliardë pajisjeve që do jenë të kyçura në internet deri vitin e ardhshëm 2020. Interaktiviteti dhe interesimi i studentëve për këtë ligjëratë ka qenë mjaft i madh.

Gjatë qëndrimit të tij në Universitetin e Kraiovës, Doc. Dr. Festim Halili, ka zhvilluar takim edhe me dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të këtij universiteti, Prof. Dr. Marius Marian, dhe ekipin e tij. Bashkëbiseduesit mes veti kanë shkëmbyer informata për kapacitetet e universiteteve tona si dhe mundësitë e kyçjes në projekte të përbashkëta.
Pas takimit, ata së bashku kanë vi

zituar librarinë e universitetit dhe institutin shkencor INCESA, i cili ngërthen në vete 20 laboratorë, duke përfshirë robotikën dhe inteligjencën artificiale, realitetin virtual, qarqet logjike, përpunimin e çipave kompjuterikë, kodimin e dronave fluturues etj.
Universiteti i Kraiovës është i themeluar në vitin 1947, aktualisht disponon 16 fakultete dhe 2 kolegje.

Zyra për Informim