Prokurori i Përgjithshëm Joveski, kundër amnistisë për “27 prillin”

Prokurori i Përgjithshëm Lubomir Joveski, tha se nuk do të kishte amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, nëse ajo do të varej prej tij dhe nga prokurorja Vilma Ruskovska.

“Nëse kjo varej nga unë dhe prokurorja që merret me rastin, Vilma Ruskovska, kjo nuk do të kishte ndodhur. Megjithatë, ky është qëndrimi im profesional dhe Kuvendi kur e miratoi ligjin, vlerësoi rrethanat e tjera që unë nuk i di, tha Joveski në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA që do të publikohet në tërësi nesër.

Ai shtoi se prokuroria do të veprojë në mënyrë profesionale deri në përfundimin e lëndës.” E kuptoj zhgënjimin e qytetarëve dhe reagimet, por ky është një vendim politik. Prokuroria është e detyruar ta zbatojë ligjin”, shtoi Jovoski në intervistë.