Prokuroria e Gostivarit e konfirmon aksidentin tragjik në Gostivar

Prokurori publik nga Prokuroria Publike Gostivar, së bashku me një ekip nga Ministria e Punëve të Brendshme, inspekton vendin ku ndodhi një aksident në të cilën një person humbi jetën sonte, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Sipas informatave të para, aksidenti ndodhi pasi një autobus me targa të Gostivarit goditi një këmbësor që po lëvizte përgjatë rrugës magjistrale Gostivar – Ohër. Si rezultat i lëndimeve, personi humbi jetën. Prokurori publik lëshoi urdhra për sigurimin dhe mbledhjen e gjurmëve nga vendi dhe për përcaktimin e pranisë së mundshme të alkoolit në gjakun e shoferit të autobusit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gostivarit.

Është lëshuar urdhër edhe për të kryer autopsi ndaj trupit të të vdekurit. Prokuroria Publike Themelore Gostivar ndërmerr veprime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Personi që humbi jetën në aksidentin tragjik është një burrë i moshës 52 vjeçare nga Forina e Gostivarit.