Protesta kundër BDI-së në Tetovë

Ka filluar protesta e qytetarëve, të cilët kanë dalë në shenjë revolte pas publikimit të bisedave të përgjuara nga El Cheka. Organizatorët e protestës gjatë marshit ju kanë bërë thirrje protestuesve që të jenë të qetë dhe të mos i sulmojnë policët.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të protestojnë para selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku një javë më parë policia nuk i lejoi të afroheshin, ndërsa pas përfundimit të asaj proteste, vëllau i El Chekës u thirr në bisedë informative në polici.