PSP: Ndryshimet në Kodin Penal janë për të ulur dënimet, por jo për ndikim në procedurat

PSP nuk i intereson dhe nuk është e kyçur në bisedimet për ndryshimin e nenit 353 nga Kodi Penal, deklarojnë nga PSP “Tv24”.

“Nga ajo që dimë, qëllimi është që të peshohen më mirë dënimet, dhe jo ndryshimet që do të ndikojnë në procedurat e PSP-së ose rastet e vjetruara të PSP-së, të cilat kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare”, thonë nga PSP.

Nga atje shtojnë se një pjesë e akuzave të PSP janë pikërisht sipas nenit 353.

Sipas burimeve të Kuvendit, dje u njoftua se shumica parlamentare do të kërkojë ndryshime në paragrafin e nenit 353 të Kodit Penal, i cili parashikon përgjegjësi për të gjithë zyrtarët që, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, kanë arritur “përfitim të interesave”.

Me ndryshimin parashikohet përgjegjësi vetëm për ato të cilët kanë pasur “përfitime të pronave”.