Qeveria do të zhvillojë sisteme për shpërndarjen e gazit natyror

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot aprovoi Informacionin për zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë.

“Me qëllim të ndërtohet për model për zhvillimin e sistemit të shpërndarjes të gazit natyror, Qeveria do të angazhojë Ministrinë e Ekonomisë të formojë grupin e punës të përbërë nga dy përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, nga një përfaqësues nga Kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, nga një përfaqësues nga ministritë ajo e Financave, e Transport dhe Lidhjeve, e Vetëqeverisjes Lokale dhe nga një përfaqësues nga Shoqata Aksionare për Resurse Ekonomike të Maqedonisë – Shkup”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Afati për emërimin e anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve është 5 ditë.

Modeli për zhvillimin e sistemeve për shpërndarje të gazit natyror në vend, Ministria e Ekonomisë është e obliguar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të dorëzojë në afat prej 45 ditë.