Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë mbledhjen e 112-të të rregullt, me më shumë pika në rend dite.

Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Propozim-programi për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2018.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në këtë mbledhje do të diskutojë edhe për pikat e propozuara nga Ministria e Pushtetit Lokal siç janë: Propozim-programi për ndryshimin e Programit për zhvillim të barabartë rajonal në vitin 2018, Informacionin me kërkesë për ndryshimin e Vendimit për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve planifikuese në vitin 2018 me Propozim-vendim, si dhe Informacionin me kërkesë për ndryshimin e Vendimit për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve për zhvillimin e fshatrave në vitin 2018 me Propozim-vendim.

Në këtë mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të shqyrtohet edhe Informacioni për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Transportit 2018-2030, ndërsa me propozimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në mbledhje do të prezantohet Informacioni për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, me realizimin e projektit “Sjellja e ndryshimeve – udhëheqje e mirë dhe efektshmëri në administratën publike”.

Në mbledhjen e 112-të, me propozim të Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të shqyrtohet edhe Informacioni për krijimin e grupeve punuese të ndara në grupacione për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit për Një shoqëri dhe interkulturalizëm.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të ketë edhe disa pika të tjera në interes të qytetarëve dhe nga Programi për punën e Qeverisë.