Qeveria me katër deputet plus, rritet shumica parlamentare

Ajo që jozyrtarisht u njoftua ditëve të kaluara, sot mori një konfirmim zyrtar?

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Zoran Zaev do të marrin mbështetje nga katër deputetë të tjerë.

Nëse e gjithë kjo ishte në nivel të spekulimeve ditëve të kaluara, sot në vizitën zyrtare këtë e ka konfirmuar njeriu i parë i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi në një paraqitje të ftuar në Televizionin Klan, në një bisedë vetëm ka konfirmuar gjithçka që ishte paralajmëruar më parë.

“Puna me Alternativën është marrë vesh, ata do të jenë pjesë e Qeverisë me 4 deputetët e tyre”, tha i bindur Thaçi.

Shikoni videon më poshtë:

https://www.facebook.com/watch/?v=272787234732988&t=0