Qyteti i Shkupit asgjë nuk ndërmerr për burimin në Rashçe

Uji për pije në burimin Rashçe është I ndotur, shkruajnë disa medie në gjuhën maqedonase. Lajmi I tillë është shpërnda edhe në rrjetet sociale dhe po shqetëson qytetarët e Shkupit, por nga informacionet e tilla nuk shqetësohet kryetari I Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Nga, Ndërmarrja ‘Vodovod’ I kanë përgënjeshtruar këto informacione si të pa vërteta dhe kanë thënë se uji është I pastër, duke potencuar se këto janë shpifje në rrjete sociale për të frikësuar konsumatorët e ujit në Shkup.

Nga burimi I Rashces furnizohet me ujë për pije I gjithë Shkupi. Ujin e konsumojnë reth një milion qytetarë, por ndaj këtij burimi të pashtershëm natyrore, Qyteti I Shkupit dhe Ndërmarrja “Vodovod”, asgjë nuk kanë ndërmarr deri më tani për ta mbrojtur.

Një pjesë e madhe e ujit të pastër që buron derdhet nëpër fushën pjellore dhe kjo situatë është një kohë të gjatë dhe nuk rregullohet që kjo pjesë e ujit të pastër të futet në gypa dhe të shfrytëzohet për pije.

Situata bëhet më alarmante gjatë kohës së pranverës, kur shkrihet bora në malin ‘Sharë’, dhe I gjithë uji shkon në lumin ‘Vardar’, ndërsa shtrati dhe korita është e pa pastruar moti kohë dhe vërshimet janë të përsëritshme çdo vit. Nga këta vërshime rrezikohet edhe ndotja e burimit ‘Rashce’ ndërsa toka pjellore e fshatit Rashçe ka një kohë të gjatë që nuk mundë të shfrytëzohet nga vërshimet që bëhen në pranverë dhe vjeshtë.

Disa vendbanime të komunës së Sarajit, ende nuk kanë sistem të ujësjellësit edhe pse janë shumë afër burimit në Rashce, ndërsa Qyteti I Shkupit, nuk ndërmerr asgjë që të ndihmojë por vetëm sheh benifitet që mund të ketë nga resurset natyrore të komunës së Sarajit.

Në zgjedhjet lokale kryetari I Qytetit të Shkupit mori një numër të konsiderueshëm të votave në Saraj dhe premtoi shumë projekte në infrastrukturë dhe sisteme ujësjellësi dhe kanalizimeve, por deri më tani asgjë nuk ka realizuar dhe kjo po ngjallë revoltë tek qytetarët e zhgënjyer.

Banorët lokalë paralajmërojnë edhe protesta kundër ndërmarrjes ‘Vodovod’ që është nën ingerencë të Qytetit të Shkupit, për mos marje të masave preventive për mbrojtjen e burimit dhe rregullimin e shtratit të lumit Vardar, I cili ka prishur tokën pjellore nga e cila kanë siguruar ekzistencën banorët.