Rama i acaruar: Mi fik njëcik ato TV se nuk i shoh dot me sy!

Në një mbledhje të shtabit të emergjencave, kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministri Bledi Çuçi, i cili është dhe drejtuesi i opracionit për menaxhimin e gjendjes së jashtëzakonshme, ka patur një moment të habitshëm në kamera.

Teksa Çuçi fliste dhe i shpjegonte Ramës situatën, kryeministri dukej i pavëmendshëm. Në një moment, Rama ngre kokën lart dhe sheh televizorët e ndezur. Në atë moment Rama e ndërpret fjalën e Çuçit duke kërkuar fikjen e televizorëve.

“Mi fik içik ato TV, se si shoh dot me sy.”-thotë Rama.

Më poshtë video e momentit, e përcjellë nga report tv.

Kujtojmë se kryeministri ka paralajmëruar median thuajse përditë në lidhje me lajmet që publikohen për opinionin publik. Akuzat e kryeministrit konsistojnë në faktin se shumë media e portale online po përcjellin lajme të rreme apo që sjellin panik mes qytetarëve.