Rama: I kam shkruar letër presidentit Trump, jemi plot shpresë

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë mbrëmjes së sotme me ambasadorë të huaj, për të folur në rreth situatës së krijuar nga tërmeti katastrofik që goditi Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se i ka shkruar letër edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“I kam shkruar një letër edhe presidentit Trump, jemi plot me shpresë. Ne mund të bëjmë historinë në këtë moment, gjithmonë nëse punojmë bashkë. Është thelbësore që të japim mesazhe të qarta, jo me fjalë, por duke vepruar”, tha Rama.

Kryeministri ka vijuar më tej:

“Njerëzit duan të informohen se kur do të kthehen në shtëpi. Koha është thelbësore, duhet të bëjmë më shumë se ajo çfarë është e dukshme. Puna e inspektorëve do të mbështetet në instiktin e tyre të menjëhershëm”.