Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Burim Ramadani është emëruar koordinator nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO. Ramadani do të merret me procesin e anëtarësimit të vendit në Aleancën Veri-Atlantike (NATO). Me propozim të kryeministrit Ramush Haradinajt Haradinajt, zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani mori votat e kabinetit qeveritar për këtë pozitë.