Reagon përfaqësuesi i Këshillit të nxënësve në Kosovë, Hoti parashtron disa pyetje!?

Elit Hoti, përfaqësuesi i Këshillit të nxënësve të Kosovës ka parashtruar disa pyetje të cilat organet kompetente duhet të japin përgjigje, për shkak të grevës së përgjithshme në arsim që po mbahet në gjithë Kosovën ndërsa mësimi ende nuk ka filluar:

Nëse mendojmë se a është mirë greva e MËSIMDHËNËSVE, pikëpamja e parë ka me qenë po se kanë të drejtë me i kërku pagat më të medha.

⭕️ Por kush po mendon për ngecjen e NXËNËSVE?
⭕️ Kush po mendon për NXËNËSIT që pas 4 muajve do i’u nënshtrohen tesit KOMBËTAR e atij të MATURËS?
⭕️ Kush po mendon për NXËNESIT e klasëve të ulëta që nuk kanë me arrit me dal në klasë të 2-të të aftë me lexu rrjedhshëm?
⭕️ Kush po mendon që NXËNËSIT pas grevës do jenë të detyruar të dalin në mësim edhe të shtunave?
⭕️ Kush po mendon qe NXËNËSIT nuk do të jenë të gatshëm me vazhdu mësimin normalisht pas një pushimi të gjatë?

A ka mundësi me i kërku bashk pagat më të larta në mënyra tjera?

A mos duhet SBASHK-u me pasë përgjigje për këto pyetje?