Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në 243-vjetorin e SHBA-së

Ambasada Amerikane në Shkup ka organizuar më 3 korrik, 2019, në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, festimin e Ditës së Pavarësisë – të 4 Korrikut, duke shënuar kështu 243-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1776).
Në manifestimin përkujtimor në Shkup ka marrë pjesë edhe Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm, po ashtu, kanë qenë edhe figura të larta politike, shoqërore dhe kulturore, të cilët kanë uruar përfaqësuesit e Ambasadës për këtë datë të shënuar të kombit amerikan dhe të mbarë njerëzimit, sepse Deklarata e Pavarësisë ka shërbyer dhe shërben si model për shumë shtete që synojnë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë.