Rikthehet ylli i muzikës, Antigona Sejdiu (Video)

Antigona Sejdiu është këngëtarja e mrekullueshme, zëri i së ciles ka jehuar për vite me rradhë, duke u bërë njëri nga më të dashurit për publikun e gjërë.

Këngëtarja që nuk u ndal së prezantuari hite si “Unë besoj në dashuri”, “Aq më bënë”, “Ti, ti, ti”, e shumë këngë të tjera që u dëgjuan fuqishëm, tre vitet e fundit ka qenë më pak prezente në muzikë.

Antigona Sejdiu është bërë nënë e një djali, qe tashmë është dy vjeç, për çka edhe këto vite nuk është marrë edhe aq me muzikë, duke iu përkushtuar rritës së të birit.

Tani, këngëtarja e famshme ka sjellë dy coverë të interpretuar shkëlqyeshëm, atë të këngës “Më kanë thënë” të Muharrem Ahmetit dhe “Lamtumirë” të Rasim Sopit. Pasi ti dëgjoni, do të dashuroheni në verzionin e ri të këtyrë këngëve.

Dëgjoni më poshtë: