Rritje e madhe ekonomike në 2019 falë Kreshnik Bekteshit, ulet papunsia prej 20 përqind

 Norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2018 prej 3.7% dhe 2.7% për tërë vitin është tregues i rezultateve të politikave ekonomike të kësaj qeverie. Në tremujorin e katërt të vitit 2017 ajo ishte 1.2% dhe në të njëjtën periudhë 2016 2.4%. Tre tremujorët e parë të vitit 2018 janë: 0.1%, pastaj 3.1% dhe 3.0%.

PËR VEPRIMTARI SHËRBYESE – Art, argëtim dhe rekreacion; Veprimtari tjera të shërbimit; Aktivitetet të amvisërive si punëdhënës; aktivitete të amvisërive që prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre prej 14.0% Një pjesë e mirë e shërbimeve janë të lidhura me turizmin dhe hotelierinë ndërsa vitin e kaluar kemi arritur qëllimin parakohe që të kemi 1 milion turistë dhe 3 milionë fjetje. Ose, numri i turistëve në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 është rritur me 14.2% dhe numri i fjetjeve është rritur për 15.0%. Numri i përgjithshëm i turistëve vendas në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 është rritur me 15.1%, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur me 13.8%. Numri i netëve nga turistët vendas në vitin 2018, krahasuar me vitin e kaluar, u rrit me 17.9%, ndërsa numri i netëve të realizuara nga turistët e huaj u rrit me 7.6%. Më e rëndësishmë është se rritet edhe shkalla e punësimit në këtë industri . Vitin e kaluar, 8,250 njerëz në vend janë punësuar në këtë sektor , duke përfaqësuar 1.08% të totalit të punësimit në Republikën e Maqedonisë. Këtë vit numri i të punësuarve në këtë sektor të rëndësishëm do të arrijë në 10,000, gjë që do të rrisë punësimin e përgjithshëm në vend me 1,9%. Së bashku me aktivitetet që lidhen me turizmin në vendin tonë, janë punësuar edhe 28,569 persona të tjerë, të cilët rrisin përqindjen në 3.78% të numrit të përgjithshëm të punonjësve të regjistruar në vitin 2018. Projeksionet tregojnë se kjo shifër do të ketë rritje dhe do të arrijë 35,000 njerëz që do të angazhohen në këtë sektor, me prritje se deri në 2024 kjo shifër do të jetë rreth 40,000. Ne edhe këtë vit do të vazhdojmë me masat për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, me të cilën presim vazhdimësi në rritje sa i përket numrit të turistëve dhe sa i përket punësimit në këtë sektor. Edhe këtë vit, për punëtorët me të ardhura të ulëta, do të jetë në dispozicion masa e pushimeve të lira, gjë që do t’i lejojë hotelet tona të funksionojnë me gjysëm kapaciteti edhe jashtë sezonit.

RRETH EKSPORT – Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transporti dhe magazinimi; Objektet Akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit prej 7.9% Tremujori i katërt është periudhë e zbatimit të plotë të masave dhe aktiviteteve të programeve vjetore. Plani i rritjes ekonomike dhe politikat e vërteta ekonomike të përshtatura në disa programe që ju dedikoheshin kompanive kanë dhënë rezultate në rritjen e konkurrencës, rritjen e aktivitetit tregtar dhe rritjen e eksporteve. Edhe të dhënat për investimet e huaja direkte në tremujorin e katërt plotësojnë rezultatet e sotme. Ato arritën në 311.3 milionë euro, krahasuar me 167.9 milionë euro në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, një rritje prej 85%. Ose, 624.5 milion euro në 2018 kundrejt 181.7 milion në vitin 2017, që do të thotë rritje prej 244% dhe një rekord historik i IHD-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e vendit deri tani. Kompanitë e orientuara nga eksporti në zona, si dhe rritja e numrit të turistëve të huaj, kanë ndikuar në hyrjen e valutës, e cila krahasuar me vitin paraprak është rritur me rreth 20%. Sa u përket kompanive vendore ,përveç Planit për Rritje Ekonomike, i cili për herë të parë mundësoi rreth 70 milionë euro të përqendrohen drejtpërdrejt në zhvillimin e kompanive, dhe masat tjera hapën hapësirë për krijimin e një ekonomie konkurruese. Vetëm me Programin për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi, në vitin 2018 kemi shtuar mbështetjen për kompanitë, përkatësisht subjektet e biznesit kishin në dispozicion 47 milionë denarë dhe në këtë mënyrë siguruam përkrahjen e zhvillimit të mbi 150 ndërmarrjeve për aplikim të: standardeve, furnizim të pajisjeve, zhvillimin e produktit të ri dhe zhvillimin e tregut, për përmirësimin e aftësitë në kompanitë dhe për aftësim të specializuar, mbështetje për pjesëmarrje në programe të BE-së, ndërsa gjitrhashtu është nxitur edhe zhvillimi i klasterëve dhe krijimi i një infrastrukture të zhvilluar për të mbështetur biznesin nëpërmjet zhvillimit të parqeve teknologjike, qendrave të biznesit, bashkëfinancimit të projekteve të rrjeteve të engjëjve të biznesit, etj Këtë vit kompanitë kanë madje më shumë se 53 milionë denarë, të ndara në pjesë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilat tani më janë aktive disa masa, pjesë për politikën industriale, ku do të mbështeten subjektet nga industria përpunuese, një pjesë për Shoqatën e Klasterëve dhe një pjesë e re për Përgjegjësi Shoqërore, përkatësisht aplikimi I standardeve për biznesin me përgjegjësi shoqërore.