RUZHDI GJOKAJ: T`U THAFTË KRAHU MORE VËLLA, QYSH PO MUNESH ME VOTU SHKJA

Këto ishin fjalët me të cilat kreu i Shoqatës atdhetare Malësia e Madhe, ka filluar fjalimin e tij, në konventën promovuese të kandidatëve për Malësinë e Malësinë e madhe. Gjokaj për të përkrahur këto votime ka ardhur nga Miçigeni i Shteteve të bashkuara të Amerikës, ndërsa më tej në fjalën e tij të rastit tha se, ne kështu të bashkuar, jemi ata që e kemi ruajtur bashkëjetesën në këto troje, ndërsa porositi gjithë trupin votues, që kësaj radhe të bëhen bashkë dhe të dalin për të përkrahur partitë e bashkuara shqiptare të Malësisë së Madhe.
Gjokaj më tej shtoi se tani e tutje jemi të zotë e vetes dhe nuk ka nevojë që në emër të shqiptarëve, të flet e dirigjoj tjetër kush, por vetë ata që me shekuj ruajtur gjuhën, kulturën traditën e këtij vendi, dhe është momenti i fundit, t`iu themi jo princave dhe kajlave të huaj.