Saranda Ademi, shqiptarja zvicerane që u bë imazh i markës Dove

Ajo është një super femër, një ish modele ose e para shqiptare që thyente tabutë atëherë kur askush nuk guxonte në Kosovë, sot një nënë e lumtur por pa harruar sakrificat e saj e mbi të gjitha krenare që është shqiptare kudo që jeton. Po flasim për Saranda Ademi e cila pas tragjedisë vite më parë atëherë ku as mjekët me tituj shkencor, nuk besonin në rilindjen e saj, ajo sot është më e fortë se kurrë me plot vullnet e shembull për mijëra femra të tjera, e sot një imazh. E pikërisht për këtë ne do të ndalemi, pasi ajo është sapo zgjedhur model për vitin 2019 për kompaninë Dove, ku sipas një konkursi që ishte publikuar në gazetën zvicerane 20 Minutes ajo ka treguar historinë e saj të ndjeshme. E kështu bukuroshja me origjinë nga Kosova por që jeton në Prilly / Vaud të Zvicrës është zgjedhur imazh i markës Dove për revistat më të njohura botërore si Annabelle, Femina. Saranda e kujton mirë se si në orën 2 pasmesnate ka përshkruar për këtë konkurs aksidentin e saj ndodhur në mars të vitit 2012 qe sipas mjekëve ajo nuk do mund te dilte nga koma, pastaj ajo nuk do mund të fliste e të levizte, dhe kurrë nuk e kishte menduar se me ato pak rreshta që ka shkruar do të ishte ajo e përzgjedhura. Në fakt as shoqëria e as familja nuk e kishte besuar por vetëm vajza Lea dhe shoqja e saj Severine, më pas është kontaktuar dhe realizuar fotot ndërsa historia e saj ku kishte parë vdekjen me sy i ka prekur të gjithë por duke dhënë një super mesazh të fortë që edhe nëse dikush vuan nga ndonjë sëmundje, apo hendikap duhet dhe kanë të drejtë të kujdesen për veten, të buzëqeshin. Gjithmonë Saranda ka thënë në intervistat e saj se nuk don të jetë vetëm modele për imazhin e bukurisë natyrale por edhe motivim për njerëzit dhe sot ajo thotë ja dola të tregoj fuqinë e origjinës sime që vjen nga vendi i shqiponjave dykrenore. Ajo thotë se është mëse e lumtur që si shqiptaro-zvicerane është pjesë e kësaj kompanie për prezantimin e markës Dove, dhe këtë ajo ja dedikon vajzave të saja Léa dhe Lirës. “Motoja ime ka qenë dhe mbetet: ‘ Po qe se dëshironi të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve, nisunu dhe tërhiqni veten duke u kujdesur për trupin tuaj në maksimum, e pak më intereson lumturia e tjetrit nëse nuk kam paqe në shpirtin tim dhe të jem e lumtur me veten time”- thotë në fund Saranda.