Sekretari shtetëror në MBPEU, Çeliku mbyll punëtorinë “Ndërtimi i një themeli për reformimin e sektorit të duhanit”, realizimi i projektit mbi 800 mijë euro

Sot në Prilep u mbajt një punëtori në kuadër të projektit “Ndërtimi i një themeli për reformimin e sektorit të duhanit”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA të BE-së, me vlerë prej 864,000 euro dhe është i rëndësishëm për qëllime me të cilat pritet përmirsimi i të ardhurave të prodhuesve të duhanit dhe të lashtave të tjera, duke arritur cilësi më të lartë, rritje të sasisë , standardet e tregut, zhvillimi në zonat rurale, si dhe efektet më të larta ekonomike dhe eksporti.

Rreth 23,000 ekonomi bujqësore të duhanit merren me prodhimin e duhanit, të cilët kryesojnë të parët në listën e produkteve agroushqimore të eksportuara me vlerë 117.3 milion euro në vitin 2018.

Sekretari Shtetëror pranë MBPEU, Z. Nefrus Çeliku mbylli punëtorinë me një fjalim, duke faleminderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme në realizimin e projektit, me dëshirën dhe shpresën që me forcat e përbashkëta dhe bashkëpunim të përmbushim kërkesat dhe standardet evropiane për realizimin e këtij projekti si dhe projekteve të ngjashme në sektorë të tjerë bujqësorë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2426594070997537&set=pcb.2426594154330862&type=3&theater