Sekretari shtetërorë i MO, Nikoliç viziton ushtarët në Kabul

Zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti po drejton delegacionin në Afganistan ku ka vizituar kështu trupat e ARM-së që gjenden në mision në Kabul. Pjesë e delegacionit është edhe sekretari shtetërorë në MO Dragan Nikoliç ndërkohë që në kuadër të vizitës Maksuti dhe Nikoliç kanë pasur takime edhe me komandantin e kontigjentit turk të NATO-s gjeneralin Yaşar Dilber, gjeneralin Hasan Kanbur, komandantin e aeroportit ndërkombëtarë në Kabul dhe gjeneralin Behrin Yalçin. Gjithashtu takime kanë realizuar edhe me përfaqësues civil të NATO-s atje ambasadorin Nicholas Kay si dhe zv.komandantin e misionit të NATO-s gjeneralin Italian Salvatore Camporeale.