-Erika, këtë herë do flasim vetëm për sekretet e tua, je dakord?
– Për të gjitha të gjitha?! Hajde, të shohim njëherë…(Qesh)
– Dua ta nis nga bukuria, cili është sekreti i bukurisë tënde?
– Oh, faleminderit dhe unë si përherë do të jap përgjigjet e mia më të sinqerta. Mendoj se sekreti i bukurisë jo vetëm i times, por i çdo femre është buzëqeshja. Çdo femër kur buzëqesh është e bukur.
– Sekreti i lumturisë?
– Sekreti lumturisë janë të gjitha ato gjerat e bukura dhe me vlerë që më rrethojnë në jetën time.
-Sekreti i suksesit?
– Jam njeri shumë pozitiv dhe pse jo besimi që kamtek vetja.
-Cili është sekreti i muzikës që bën?
– Që bëj atë muzikë që dua më shumë.
-Sekreti për të bërë karrierë?
– Të punosh shumë për ato që do të arrish dhe mos të heqësh dorë kurrë nga dëshirat dhe ëndrrat.
-Sekreti yt në dashuri?
– Dashuria është e vetmja gjë që s’ka sekret. Po tani me aq sa më kanë thënë, (qesh) unë jam shumë e dashur, shumë e ëmbël, e sinqertë dhe mendoj që janë një sekret ‘i vockël’ dhe këto apo jo?
-Sekreti për t`u ndier rehat?
– Thjesht duaje veten tënde në çdo qelizë dhe ke për t’u ndier rehat në çdo gjë.
– Sekreti për t`u argëtuar?
– Largoji të gjitha mendimet negative dhe shijoji ato momente.
-Sekreti i fëmijërisë?
– Kam qenë shumë fëmijë mistrec.(Qesh)
-Sekreti i “të qenit gjithnjë e sinqertë”?
– Ji vetvetja.
-Sekreti për t`i mbajtur larg njerëzit që s`të pëlqejnë?
– S’e di (Qesh).Thjesht mund t’i injorosh, mos t’i japësh shumë rëndësi. Jam me parimin se indiferenca vret më shumë se çdo gjë.
-Sekreti për t`i mbajtur njerëzit afër?
– Dhuroji dashuri ose miqësi të pakushtëzuar dhe ç’është më e rëndësishmja të jesh pranë tyre në ditët e mira dhe të këqija.
-Sekreti për të mposhtur emocionet në skenë?
– Besimi në vetvete. Mendo vetëm gjëra pozitive.Thuaj vetes ‘do dal të bëj më të mirën time dhe do e shijoj pafund atë moment!
-Sekreti për të afruar publikun?
– Buzëqeshi, ndaje skenën herë pas here me ta dhe bashkëpuno me shikime sa më shpesh. Nuk ka publik mos të të dojë në momentin që bëhesh ‘një’ me ata.
– Sekreti për një trup elegant?
– Të hash shëndetshëm dhe sigurisht edhe pak fitness!
-Sekreti për të kaluar një ditë pa stres?
– Të jetosh duke buzëqeshur!
-Sekreti për të pasur look shokues?
– Kjo pjesa e look-ut shokues është si puna e atyre gjërave që kur i bën me plan nuk të ecin. Më mirë thuaj le të dalë si të dalë dhe çdo gjë ecën më mbarë.
-Po sekreti për të fituar sa më tepër pikë gjatë një interviste, cili është?
– Të japësh përgjigje sa më të natyrshme pra të jesh vetvetja dhe sa më e thjeshtë, aq më e bukur intervista!