Sela dhe Gashi tradhëtojnë Kryeministrin shqiptar për pushtet?

Kryeministrin shqiptar po aq sa e pengojnë partitë maqedonase , dyfish këtë e bëjnë udhëheqësit e ASH-së dhe AAA-së .

Sela dhe Gashi nuk janë dorëhequr pas humbjes por ata vazhdojnë të bëjnë lojën e ulët duke penguar proceset e mëdha shqiptare dhe duke ulur peshën e negociatave tek partia fituese BDI që kërkon kryeministrin shqiptar që kundërshtohet nga Sela,Zaev dhe Gashi.Në procesin paszgjedhorë të dy liderët e opozitës shqiptare po bëjnë përpjekje maksimale për të qenë me cdo kusht pjesë e qeverisë duke tradhëtuar idenë e kreut të qeverisë shkruan ts.

Të verbuar nga lufta për pushtet ata e kanë tradhëtuar këtë ide madhore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të kenë njërin ndër postet më të larta shtetërore.

ASH dhe AAA po e ulin pazarin politik në luftën e pakompromis që të bëhen pjesë e pushtetit edhepse populli nuk u dha besimin më 15 Korrik në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare.

As vetë nuk e pritën të kenë 12 deputetë por njëkohësisht fitoren nuk e përjetuan as kësaj rradhe derisa përballë kishin një parti të fuqishme si BDI fituese e gjithë cikleve zgjedhore që nga themelimi në vitin 2002 .

Në fakt koalicioni midis tyre i ASH-së dhe AAA u bë për shpëtimin e karierave politike të Selës dhe Gashit.Ata i kërkojnë BDI-së kryeministrin ndërsa vetë janë kundër në absurditetin e veprimit politik.Si humbës ata vazhdojnë të qëndrojnë tek dyert e partive maqedonase për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme qoftë edhe pa një kusht të vetëm , vetëm ta realizojnë ëndrrën e një kryeministri maqedonas . Sela deri tani, humbës i gjashtë cikleve në pëballje me Ali Ahmetin i kishte harxhuar të gjitha kartat me liderët e partive tjera shqiptare ndërsa Alternativa e Gashit ishte stacioni i fundit për kreun e ASH-së për një koalicion shpëtimi.