Sela nënçmon shqiptarët, të parin Arben Taravarin

Gjat paraqitjeve të tij në tubimet që po zhvillon gjat fushatës presidenciale duket të ketë një presion të pakuptimtë në artikulimin e z. Sela para qytetarëve.

Si duket fjalët thuhen pa analizuar dhe mendësia dirigjohet nga vullneti për bajraktarizëm të z.Sela. Ai gjat takimit me banorët e Tearcës tha se presidentin konsensual z. Stevo Pendarovski e votojnë vetëm ata shqiptarë arnaut të cilëve i’u ka bërë gjaku ujë. Dhe për një moment harroi se KRYEARNAUTI sipas logjikës së tij është vet z. Taravari dhe shumë bashkpartiak të tij të cilët dhe publikisht kishin pohuar se në vitin 2014 kishin votuar z.Pendarovskin si president.

Dilema tashmë qëndron se a po bën diferencimin e shqiptarëve z.Sela nën filozofinë komuniste të tij, apo qëllimi i tij është diskreditimi i bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij meqë shihet qartë kohëve të fundit se në takimet ku ndodhet z.Sela nuk merr pjesë z.Taravari apo thjeshtë Sela ka humbur logjikën në nderë të bajraktarizmit politik.