Selami në KV “Teli”: Derisa të na rrah zemra, për Kryeministrin shqiptar!

Sonte, Izet Mexhiti, ky veprimtar i shquar, atdhetar e kontribuues i të drejtave kombëtare, zhvilloi takim elektoral me qytetarët e Gazi Babës, në KV “Teli”, në këtë bastion të fitoreve të pandalshme të BDI-së.

Z. Izet Mexhiti, është një nga personalitetet e BDI-së që tek qytetarët ka zgjuar optimizmin e fitoreve të thella, fitoreve për shqiptarët, fitoreve për të drejta dhe barazi, për mirëqenie e ruajtje të identitetit kombëtar, ashtu edhe sonte, përkundër rreziqeve nga Pandemia, qytetarët kanë ndjekur me vëmendje ftesat e tij për të dalë në votime, për të votuar.

Z. Mexhiti, ka dëshmuar se interesi nacional për të është në rend të parë, ashtu edhe do të mbetet, me BDI-në dhe për Kryeministrin e parë shqiptar.

Këtë eveniment politik, e ka përshkruar shkurt, z. Abdul-Selam Selami, i cili ka cekur se “Gazi Baba fuqishëm i tha Po për Kryeministrin shqiptar dhe Izet Mexhitin!”, në rrjetin social.

Ja shkrimi i z. Abdul-Selam Selami në fb:

Gazi Baba dhe KV Teli si gjithmonë bastion i BDI
Takim me mahallën e bartësit në zonën
Gazi Baba fuqishëm i tha Po për Kryeministrin shqiptarë dhe Izet Mexhitin !
Faleminderit nga zemra

GaziBabaBastionBDI