Selami: Po e fuqizojmë luftën kundër evazionit fiskal

Pas takimit me Ministrin e Financave, Fatmir Besimin, së bashku me drejtoreshën e Departamentit të të Ardhurave Publike, znj. Lukarevska, Abdul-Selam Selami ka shkruar se koordinimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për ta luftuar evazionin fiskal.

Z. Selami ka shkruar po ashtu se “takimi ishte mjaftë produktiv dhe u diskutuan shumë tema që kane të bëjnë me rritjen e aktiviteteve ekonomike, zhvillimi efikas i programit për revizion, ulja e ekonomisë joformale etj.”

Ja postimi i plotë i z. Selami:

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me institucione të mëdha dhe relevante, janë shumë efikase në synimin tonë të përbashkët në luftën kundër evazionit fiskal dhe politikave tjera të përbashkëta. I tillë ishte edhe takimi i sotshëm online i realizuar nga përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN, ku morën pjesë përfaqësues të disa institucioneve, ministri i financave z. Fatmir Besimi, si dhe unë bashkë me drejtoreshën, znj. Lukarevska, si përfaqësues të DAP. Takimi ishte mjaftë produktiv dhe u diskutuan shumë tema që kane të bëjnë me rritjen e aktiviteteve ekonomike, zhvillimi efikas i programit për revizion, ulja e ekonomisë joformale etj.