Selami prezanton edhe një projekt për zhvillimin rural në realizim, rruga Cerovë-Simnicë

Abdul-Selam Selami, Drejtori i Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, ka prezantuar edhe një projekt në realizim që lidh fshatrat Cerovë dhe Simnicë të Gostivarit, në kuadër të zhvillimit rural.

Ky është edhe një projekt që ngrit cilësinë e jetës së qytetarëve të Pollogut.

Ja postimi i z. Selami në fb:

Edhe një projekt në rajonin e Pollogut po jep frytë !
Punohet në ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Cerovë dhe Simnicë të Gostivarit !
Rruga me gjatësi prej 3.084 metra dhe gjërësi prej 3.5 metra , shuma e projektit është afër 20 milion denar,
Projekt i finansuar nga Agjencia për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe Komuna e Gostivarit !
Zhvillojmë vendet rurale !

QeveriaeRMV