Selami:”Izet Mexhiti me përkrahje të fuqishme në Karshiakë dhe lokalitetet përreth”

BDI
728x90

Kandidati i BDI-së, për Parlamentin e RMV, Izet Mexhiti, merr përkrahje të fuqishme në Karshiakën e BDI-së, është ky zotim i qytetarëve në takimin e zhvilluar për ndryshimin e madh, ndryshim që pritet të ndodhë më 15 korrik.

Veprimtari i shquar njëherësh atdhetari i devotshëm, Izet Mexhiti ka zhvilluar fushatën elektorale në Karshiakë, Pagarushë, Koliçan dhe Vrtekica.

Nga këto lokalitete, z. Izet Mexhiti mori mesazhin e përkrahjes së pa rezervë për të dhe BDI-në, partinë që mban fjalën, partinë që ka parime dhe vizion, për gjithëpërfshirjen dhe gatishmërinë e ballafaqimit me sfidat.

Pas takimit elektoral, Abdyl-Selam Selami, në rrjetin social ka shkruar:

Karshiaka drejt ndryshimit të madh !
Fuqishëm pas Izet Mexhitit !
Tešekur Pagaruša
Tešekur Dolno Koliçan
Faleminderit Vrtekica

BDI