Selami:”Vazhdojmë të jemi transparent për çdo subvencion, investim dhe projekt dedikuar vendeve rurale dhe bujqve në veçanti”

BDI
728x90

Sot në press konferencën e Bashkimit Demokratik për Integrim dedikuar sferës së bujqësisë, si zëv.drejtor i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, për opinionin e gjërë ndava informacione rreth pagesës së subvencioneve të cilat janë realizuar në bazë të programës për pagesa direkte, ndryshimet rreth aplikimeve për subvencione, projektet e realizuara në bazë të programës për zhvillim rural dhe shftytëzimin e Ipard fondeve.

Në këtë periudhë nga ana e Agjencisë për mbështetjen finansiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural u paguan mbi 90% e subvencioneve të vitit 2019 ose e gjith kjo e shëndruar në mjete finansiare përbën 5.847.000.000 denarë të shpërndara në mënyrë transparente dhe jo selektive në mbi 65.000 ekonomi bujqësore.Nga i njejti program i vitit 2019 janë paguar 1.794.000.000 denarë për 21.476 ekonomi bujqësore, subvencione për shitjen e duhanit në kompanit e regjistruara për përpunimin e duhanit.
Nga programi për mbështetje finansiare për vitin 2020 janë paguar mbi 1.800.000.000 denarë për 19.495 ekonomi bujqësore subvencione për shitjen e duhanit në kompanit e regjistruaru për përpunimin e duhanit.
Duke e pasur parasysh situatën momentale me virusin KOVID 19 Agjencia si implementuese e masave nga programet vjetore propozoi deri te Ministria e bujqësisë, lehtësimin e procedurave për paraqitjen e kërkesave për subvencione për qumështin e dorzuar, si dhe së shpejti të njëjtën ta bëjmë edhe për kulturat e kopshtarisë, pemtarisë dhe kulturave të tjera të dorëzuara nga kompani për përpunimin e të njejtave.
Sa i përket IPARD-it, fondet ofrojnë mbështetje për 3masat të cilat janë aktuale në bazë të programit të përcaktuar, si:
Masa 1 Investime në mjetet materiale të ekonomive bujqësore, masa 3 Investime në mjetet fizike për përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore dhe të peshkut dhe masa 7 Diversifikimi I fermave dhe zhvillimi i bizneseve.
Nga këto fonde theks të veçantê dhe shumë të rëndësishëm janë investimet sidomos fshatrat qe sot vetem se I gezohen rrugeve te reja , duke filluar nga Llabunishta e Struges , Banjishta e Dibres , në fushën e Pollogut mbi 20 projekte me vlerë afër 250 milion denarë : siç janë rruga Bogovinë-Sedllarcë , rruga në Gradec , rruga Cerovë-Simnicë të Gostivarit , rruga në Strimnicë të Zhelinës , rruga Kolican I Epërm – Uji I Kuq të Komunës së Studeniçanit , rruga në Mateq-Vishticë dhe shumë projekte tjera të cilat jane duke u punuar apo janë në përfundim.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë edhe më tej me platformën e qartë dhe projektet konkrete për të vetmin qëllim “Zhvillimin e vendeve rurale dhe krijimin e kushteve bashkëkokohore për bujqit” për të rritur prodhimin e produkteve vendore të cilat direkt do të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.


BDI