Sergey Lavrov dyshon nëse ndryshimi i emrit të Maqedonisë është legjitim

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, e ka vënë në pikëpyetje nëse marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë për t’i ndryshuar emrin kësaj të fundit ishte legjitime.

Ai ka thënë se procesi i ndryshimit të emrit mund të jetë vetëm një taktikë e Shteteve të Bashkuara për t’i shtyrë vendet e Ballkanit që t’i bashkohen NATO-s dhe kështu të dobësojnë ndikimin e Rusisë në rajon, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Rregullat që po promovohen në Ballkan, në përgjithësi, janë mjaft të rrezikshme dhe pasqyrojnë obsesionin e vendeve Perëndimore për t’i shtyrë të gjitha vendet e Ballkanit drejt NATO-s”, ka thënë Lavrov para gazetarëve.