Shala: Të vendosur para këtij fakti, spektri politik duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të unifikuar qëndrimet

Bashkimi Evropian është njoftuar me kohë se statusi juridik i Trepçës është ndryshuar me Ligjin për Trepçën. Miratimi i Statutit të saj është obligim ligjor për institucionet e Kosovës.

Ekzistojnë disa vendime te Gjykatës Kushtetuese përmes të cilave ligji ishte konfirmuar në përputhje me Kushtetutën. Ne atë kohë, Gjykata kishte ende në përbërjen e saj edhe gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët zyrtarisht ishin të emëruar përmes EULEX-it. Ky i fundit ishte mision i BE në Kosovë. Prandaj edhe BE kishte konfirmuar se kjo çështje është mbyllur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i sotëm i BE dëshmon se ajo më nuk është vetëm lehtësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. BE është kthyer në mekanizëm të Serbisë për cenim të interesave të Kosovës dhe realizim të planeve që cenojnë stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

Të vendosur para këtij fakti, spektri politik i Kosovës duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për te unifikuar qëndrimet rreth këtij procesi jetik për ekzistencën e Republikës së Kosovës, por edhe të paqes afatgjatë ne Ballkan.
Me Respekt
Granit shala

https://www.facebook.com/301813717222613/photos/a.302965690440749/415494255854558/?type=3&theater