Në Suharekë, në fshatin Savrovë, në 20 vjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar 28 dëshmorët dhe martirët e lirisë. Në këtë përkujtim, morën pjesë qytetarë të shumtë, ndërsa veprimtari e biznesmeni i shquar i kësaj ane, Shaqir palushi, ka shkruar në rrjetin social se “Dhimbja për ta është e njëjtë si para 20 viteve, por krenaria për ta është çdo ditë e më e madhe, sepse e madhe është vlera e lirisë të cilën e gëzojmë fal gjakut të tyre dhe të mija dëshmorëve e martirëve në gjithë vendin tonë”.
Ja postimi i plotë i Z. Palushi:
“Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Savrovë Në fshatin Savrovë, në 20 vjetorin e rënies heroike, sot janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Në mesin e 28 të rënëve janë edhe kusherirët e mi: Agim,Alush,Islam ,Sherif,Xhevat e Imer Hasanaj. Dhimbja për ta është e njëjtë si para 20 viteve ,por krenaria për ta është çdo ditë e më e madhe, sepse e madhe është vlera e lirisë të cilën e gëzojmë fal gjakut të tyre dhe të mija dëshmorëve e martirëve në gjithë vendin tonë.”