Shefi i Diplomacisë Osmani më proaktiv se shumica e ministrave maqedonas

Profesori universitar, Marjan Gjurovski, në intervistën e fundit dhënë për tv21 ka theksuar rolin proaktiv të kryediplomatit Bujar Osmani në kryeqendrat e vendeve anëtare të BE-së. Sipas tij, aktivizmi diplomatik i Ministrit Osmani do të kontribuojë edhe në zgjimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjurovski i ka vlerësuar lartë vizitat e Osmanit nëpër vendet anëtare të BE-së ku është vendosur dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe është konfirmuar procesi reformues i vendit, si dhe duke u dhënë porosia e prerë se Europa është e impresionuar nga puna e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi është një shembull i mirë për rajonin.

Gjurovski në “Klikplus” ka folur për aktualitetin politik dhe raportet me Bullgarinë.