Shefi i Konsullatës të Republikës së Kosovës Lladrovci vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Hungarisë në Shtutgart

Shefi i Konsullatës të Republikës së Kosovës në Stuttgart, z. Imer Lladrovci, me ftesë të Kryetarit të Korit Konsullor në Baden-Württemberg, Dr. János Berényi, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Hungarisë në Shtutgart. Dr. János Berényi gjatë pritjes së tij, e njohu Z. Lladrovcin me punët që kryhen në Konsullatën e Përgjithshme të Hungarisë dhe njëkohësisht i ofroi mbështetje dhe bashkëpunim. Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, z. Lladrovci e falënderoi Konsullin e
Përgjithshëm hungarez për pritjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë. Z. Lladrovci, e njohu homologun hungarez për angazhimin dhe shërbimet konsullore që kryhen në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart por edhe për objektivat e saj. Po ashtu, Z. Lladrovci e përgëzoi Ambasadorin Berényi për përkrahjen e Hungarisë në të gjitha fazat e shtetformimit dhe shtetndërtimit, votimin në Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian, Interpol dhe gjithandej anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Miqësia jonë, theksoi Z. Lladrovci, është histori pozitive afatgjate, ndër shekuj. Te dy shefat e Konsullatave u dakorduan për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në Baden-Württemberg.