Shefik Bajrami: Po integrimit, jo destruktivitetit

Shefik Bajrami, ish shefi i Policisë në Tetovë, ka ftuar qytetarët që me 5 Maj të dalin e votojnë, për t’ia dhënë vulën ardhmërisë.

Z. Bajrami konsideron se me këtë votim, duhet të mposhtet “ideologjia destruktive që lodhi e torturoi për një dekadë”

Ja postimi i z. Bajrami në fb:

“Shpresoj se na shqiptarët si gjithmonë me 05.05 tja vendojm vulën ardhmërisë, të dalim masovikisht ti thuna PO intergrimit te vendit tane ne familjen e madhe NATO, organizatë ushtarakopolitike e udhehequr nga aleatet tanë SHBA ja edhe të tjerë dashamirës të këtij vendi edhe populli, e mepase antarsimit ne UE, andaj te dalim dhe ta mposhtim ideologjine destruktive, që na lodhi e torturoi per 1 dekadë dhe na çuan shum prapa, borxh ua kemi femijve tanë edhe gjithë atyre që e duan vendlindjen e tyre mos haroni, denojeni se e kan merituar.”