Shekerinska: Anëtarësimi në NATO dhe kushtet më të mira në Armatë ishin investim në dy fronte

Të gjitha pagat u rritën më shumë se pesëdhjetë për qind, siguruam uniforma të reja dhe çizme përnjëherë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Armatës sonë. Siguruam modernizim të parë me automjete të blinduara dhe me makina inxhinierie, ndërsa Ministrinë e bëmë institucionin më transparent në gjithë shtetin. Periudhën e kaluar investuam në dy fronte të Armatës – njëri ishte anëtarësimi në NATO, i dyti ishte përmirësimi i kushteve për punë dhe jetë në Armatë, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nga kazerma e Kërçovës “Çede Filipovski-Dame”.

“Armata jonë është Armatë e të gjithë qytetarëve të shtetit dhe për këtë edhe ajo duhet ta marrë parasysh barazinë mes burrave dhe grave. Ndjej kënaqësi që në vitet e kaluara seriozisht e rritëm numrin e grave – oficere. Tre herë u rrit numri i kolonelëve, gjegjësisht i koloneleve në Armatë dhe e rritëm edhe numrin e vajzave të cilat regjistrohen në Akademinë Ushtarake”, tha Shekerinska.

Sipas saj, kjo nënkupton krijimin e rinisë që me të vërtetë do të jetë rini e NATO-s dhe shtoi se si rezultat i atij investimi, një kadete jona ishte shpërblyer si kadetja më e mirë e huaj në Akademinë Ushtarake në Austri.

“Ja vlen të investohet në gra, në gra ja vlen të investohet edhe në Armatë. Në takimin e sotëm konfirmuam se si shtet anëtar i NATO-s kemi për të ofruar shumë. Për herë të parë e bëjmë planin shtesë për këtë perspektivë gjinore dhe në Armatë, dhe në mbrojtje dhe do të kemi me çka të lavdërohemi edhe para pjesëtarëve tona dhe para qytetarëve tanë, por edhe para NATO-s”, përfundoi ministrja Shekerinska.