Shemshova digjet për ujë në dimër, banorët: S’kemi ujë, komunës nuk i intereson

Shemshova në dimër digjet për ujë, kështu mund të përshkruhet fshati shqiptar i komunës së Jogunovcës. Sipas banorëve të këtij fshati ka disa ditë pa ujë, dhe në këto kushte s’kanë çka të bëjnë, s’kanë çka të ndërmarrin pasi komuna as nuk ka interesim.

“Na ndihmoni, s’kemi ujë, digjet Shemshova për ujë, çka të bëjmë në këto kushte dimërore pa ujë” thonë në adresë të portalit TetovaSot, një banorë i Shemshovës. Sipas tij komuna e Jogunovcës nuk ka interesim.

“Komuna siç duket nuk ka interesim, jemi drejtuar atje, ata as nuk na përfillin” shprehet më tej ai.

Nga komuna e Jogunovcës, nuk ka ndonjë sqarim se pse Shemshova nuk ka ujë, dhe kur do të rregullohet që edhe këta shqiptarë të këtij fshati të kenë ujë të pijshëm në këto kushte dimërore./TS/