Shilegov pas hapave të qeverisë së Gruevskit, për Matkën

Kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se platformat që janë ndërtuar në Matkë do të rrënohen siç u shpreh ai, atëherë kur të thotë Ligji, duke premtuar se do t’i respektoj të gjitha procedurat ligjore. Bexheti, më tej ka dyshime se i gjithë rasti për Matkën, është politik se sa i realt. Kreu i komunës Bexheti, i bëri thirje, kryetarit të Qytetit Petre Shilegov, që nesër të vizitojnë burimin në Rashce, pasi që është dita e ujit dhe të njoftohet me problemet e realta që ka në komunë me sistemet e ujësjellësit, asfaltimeve dhe kanalizimeve. Gjithë ashtu, Bexheti, hapë dileme se pse e gjithë kjo kampanjë negative për Matkën në prag të fillimit të sezonit verorë.

“Më lejoni që t’ju informoj për një temë që ngritët në Matkë se Komuna e Sarajit vepron dhe do të veproj sipas Ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të bashkëpunojmë me të gjitha organet për të gjitha çështjet. Në emër të procedurës dhe në emër të kompetencave, besoj se edhe kjo do të tejkalohet. Unë jam më i thirrur që të mbroj interesat e Komunës së Sarajit. Nuk ka asnjë milimetër shqetësim dhe nuk ka asgjë joligjore”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Bexheti, mohon mosmarëveshjet me Shilegovin, por thotë se ka dallime konceptuale për zhvillimin e Matkës dhe të Sarajit.

Mos marrëveshjet për Matkën kanë filluar që nga momenti, kur nuk ka dakordësi për formimin e një Drejtorie të veçantë për Matkën mes Qytetit të Shkupit dhe komunës së Sarajit. Ku, Petre Shilegov, ka deklaruar se se pa e pyetur komunën e Sarajit, do të krijojë Drejtori, por kreu i Sarajit, thotë se ‘këtë duhet ta harojë Petre, dhe të gjith ata që mendojnë se ashtu lehtë mund të marinë kompetenca dhe të krijojnë drejtori të reja në Matkë. Një tendencë e tillë ka qenë edhe nga qeveria e kaluar që e ka menaxhuar Nikolla Gruevski, por ka përfunduar pa sukses. Në këtë shtet ka ligje dhe duhet të respektohen nga të gjithë’, u shpreh Blerim Bexheti. Ai ju bëri thirje institucioneve shtetërore për bashkëpunim që të zhvillohet komuna e Sarajit.

Qyteti i Shkupit, pa e njoftuar komunën e Sarajit, në Saraj bënë plane, matë rrugë ashtu sic dëshërionë Petre, dhe kjo nuk është praktikë dhe mënyrë e funksionimit institucional.

Por, gjithë ashtu flitet se në vetë LSDM ka mosmarrëveshje mes LSDM së Shkupit dhe kreut të LSDM Zoran Zaev, por kjo, bartet në Saraj. Mos marrëveshjet janë rreth kandidaturës për president të shtetit, ku dega e LSDM në Shkup është kundër Stevo Pendarovskit dhe për këtë e problematizonë Shilegov, për të minuar votat e shqiptarëve.