Shkëndija është ekipi i ri në futbollin për femra në Maqedoni, liga numëron 14 klube

Shkëndija nga Tetova është ekipi i ri që po garon në Ligën e parë futbollistike për femra në sezonën e re.

Federata e Maqedonisë ka hapur konkurs për ligën e parë ndërsa ekipi i vetëm që ka konkuruar ka qenë Shkëndija. Megjithatë ky ekip nuk ka lidhje me klubin e meshkujve që është kampion, por bëhet fjalë për një klub tjetër nga Tetova.

Krahas Shkëndijës, në sezonën e re do të luajnë Dragon, Istatov, Tiverija, Strumica, Top Gol, Despina Prilep, Luboten, Atletiko, Plackovica, Kamenica Caca, Koçan, Reçica, Borec dhe AS United.

Kampionati fillon më 24 dhe 25 gusht ndërsa vendin e parë e mban Dragon nga Shkupi.

Kolona e parë:

Top Gol – Shkëndija

Despina Prilep – Luboten

Atletiko – Plackovica

Istatov – Kamenica Caca

Tiverija Strumica – Koçan

Dragon – Recica

Bored – AS United