Shkodran Tolaj sjell mallin shekullor për Kosovën e lirë dhe përkuljen e përjetshme për Adem Jasharin me projektin- premierë “Nga Shkupi në Prekaz”

Artisti i njohur i pëmasave mbarëkombëtare Shkodran Tolaj i cili ka sjellur në vazhdimësi projekte të mëdha kombëtare si “Gjaku i Kastriotit” , “Heroi i zemrës” e shumë këngë për Kosovën, Adem Jasharin, Uskanën, Dukagjinin, heronjtë e luftëtarët ka bërë që të shquhet jo vetëm si tenor i shkëlqyeshëm, por dhe një këngëtar me imazh e taban të pastër kombëtar dhe një prej interpretëve më të mirë të këngës epike shqiptare!
Ndonëse më tepër se një vit ai i është dedikuar totalisht punës si drejtor në Ansamblin Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV të cilit institucion i ka dhënë dhënë shkëlqim me një menaxhim tejet të suksesshëm, pas pothuajse dy vitesh kthehet si solist me projektin gjigant të realizuar edhe si videoklip “Nga Shkupi në Prekaz” dedikuar 22 vjetorit të Epopesë së lavdishme në Prekaz dhe Adem Jasharit. Muzika dhe teksti janë punuar nga artisti Ilir Shaqiri, orkestrimi nga Jetmir Mehmeti, në çifteli ka luajtur Burim Krasniqi e kavall mjeshtri Shaqir Hoti!
Ida, skenari e regjia për videospot janë bërë nga vet artisti Tolaj. Mesazhi i videospotit e këngës është malli 500 vjeçar i brezave të tërë për ta përjetuar Kosovën e lirë por ky projekt vjen si mall i të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, përfshirë Shkupin, Tetovën, Kërçovën, Kumanovën, Dibrën, Strugën që për shekuj të tërë përkulen çdo vit tek varri i Adem Jasharit në Prekaz. Kjo këngë është edhe falemnderim për të gjithë ata që u lindën, u rritën dhe u plakën me ëndrrën për jetësimin e Kosovës së lirë që identifikohet me paraqitjen e Shkodran Tolajt nga sheshi “Skenderbeu” në Shkup, i cili për 30 vite me radhë në çdo mars, përkulet në Memorialin e Jasharajve në Prekaz.
Këtë projekt e bën të veçantë xhirimi në autostradën Kaçanik- Ferizaj, paraqitja brilante e mjeshtrit të aktrimit Selman Lokaj, kostumet e realizuara nga Qerim Etemi dhe realizimi shumë profesional i videospotit nga VideoArt. Sipas bashkēpunëtorëve të artistit Tolaj ky është projekti më i arrirë që ka punuar ai derimë sot andaj padiskutim që edhe suksesi i këtij projekti pritet të jetë i padiskutueshëm!