Shkollat e Tetovës kanë nevojë për më shumë defektologë dhe psikologë

Defektologët dhe psikologët, që janë kyçur në punë mësim me fëmijët me nevoja të veçanta përmes projektit të bëhen pjesë e shkollave në Tetovë si të punësuar të përhershëm. Këtë dëshiron ta arrijë pushteti lokal me mbështetje të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sepse praktika ka treguar se në paralelet me nevoja të veçanta ka efekt të madh tek nxënësit para se gjithash me autizëm.

“Përmes projektit të Komunës së Tetovës dhe programit të UNDP-së për zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara tre vite punojmë pilot projekt dhe raportet flasin se efekti është i madh. Do të insistojmë që të zyrtarizohet puna e këtyre 20 psikologëve dhe defektologëve dhe të jenë pjesë e katër shkollave si të punësuar, ndërsa ne përmes projektit të përfshijmë shkolla tjera”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ajo theksoi se motoja e këtij projekti nga ky vit është “Ta bëjmë autizmin të flasë, të ketë zë të vetin”.

“Synimi i të gjitha shkollave është që të kenë zhvillim inkluziv fëmijëror. Duhet të paralajmëroj mbështetje serioze ndërkombëtare për fillim të Qendrës për trajtim të fëmijëve me autizëm. Trajtimi i fëmijëve me autizëm të moshës më të vogël gjithnjë e më shumë jep mundësi për trajtim më efikas të gjendjes”, tha Arifi.

Me rastin e 2 prillit Dita botërore kushtuar informimit dhe aktivizimit për autizëm, kryetarja e Tetovës i vizitoi shkollat “Naim Frashëri” dhe “Vëllezërit Migjeni” ku janë angazhuar një pjesë e defektologëve dhe psikologëve. Në projekt janë përfshirë edhe shkollat “Rexhep Voka” në Shipkovica dhe “Istigball” në Tetovë.TS