Shkon në 21 numri i të vdekurve nga tërmeti, viktima e fundit një 24-vjeçar

Trupi i pajetë i një 24-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga gërmadhat e pallatit 6 katesh pranë stadiumit të Durrësit, duke e çuar në 21 numrin e të vdekurve.

Dyshohet se edhe dy vëllezër janë nën rrënoja. Më herët nga aty u nxor e gjallë një 30-vjeçare, ndërsa vajza e saj e mitur fatkeqësisht humbi jetën.