Shkup: Maskat me kallash grabisin pompën e benzinës

Disa persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë sapo kanë grabitur pompën e benzinës “Euro Aktiva” në dalje të Shkupit rrugës për Kosovë, shkruan Fakte. Grabitësit kanë arritur të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Sipas informacioneve të para grabitësit kanë marrë një shumë të madhe të parave, ndërsa menjëherë pasi ka ndodhur rasti në vendngjarje ka arritur policia.