Shkup: Ndotje ekstreme e ajrit, qytetarët këshillohen të qëndrojnë brenda 

Sonte Shkupi ka thyer rekorde me ajrin e ndotur, shkruan Fakte. Nëse ditët e kaluar nevojitej aparaturë për të matur ndotjen, sonte erë e ashpër mund të nuhatet me hundë.

Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të mos dalin pa nevojë për t’u ekspozuar në grimcat PM10 dhe PM 2.5 kancerogjene. Në video mund të shihet se në kombinim me mjegullën, ajri i ndotur është bërë edhe më i dendur dhe më i rrezikshëm për shëndetin.